Aksioni anti-informalitet vijon dhe subjekti i radhës është një hotel. Kontolli i nisur në mes të sezonit turistik është lajmëruar nga kryeministri Edi Rama. Ai në mënyrë pothuajse të përditshme njofton për biznese të mbyllura, kryesisht në zonat turisitke. Përmes rrjetit social Facebook ai ka paralajmëruar të gjithë bizneset që ushtojnë aktivitet informal se do të paguajnë shtrenjtë. “Koka bën koka pëson dhe nuk thotë kot populli, tahmaja e madhe të le pa gjë. Vazhdoni bosa vazhdoni, luani si miu me macen me shtetin e me konsumatorin, se do ta paguani me qimet e kokës këtë lojë; kush më shpejt e kush më vonë, o do futet në Rreshtin e Ligjit, o do mbetet me gisht në gojë”, shkruan Rama.
Ditën e djesme nisi aksioni i kontollit në pikat e shitjes me pakicë të karburantëve.