Shqipëria u kualifikua në finalen e Eurovision që po mbahet në Tel Aviv, Izrael. Jonida Maliqi këndoi mbrëmë në natën e dytë gjysmëfinale dhe dhuroi një performancë madhështore e cila u duartrokit shumë nga publiku.
Sigurisht që gëzimi ishte shumë i madh dhe mbështje për Jonidën kanë treguar shumë personazhe të njohur në rrjetet sociale. E një prej tyre është pikërisht këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Fourerira. Ajo ka qenë duke ndjekur Eurovizionin dhe ka postuar në Instagram vetëm përfaqësuesen shqiptare, duke uruar kështu publikisht Jonida Maliqin dhe Shqipërinë.
Ne tapetin portokalli kur u pyet për të preferuarit përmendi Greqinë, Qipron dhe Italinë. Mesa duket performanca emocionuese e ka prekur aq sa i ka dedikuar edhe një story! Ndoshta Eleni i trembet dhe reagimeve të fansave greke, pasi shpesh përmend që kritikohet kur permend origjinën. Kujtojmëse ajo vjet u fotografua me Eugent Bushpepën duke bërë shqiponjen, moment që këngëtarja e përmendi si ndezjen e debateve online për origjinën e saj. Tani që Jonida eshte ne finale do kemi një foto sërish me shqiponjën në duar? Do guxojë këte vit edhe ta postojë?!