Pas deklaratës publike të Robertit, u bë faktike se marrëdhënia e Norës dhe tij me Tunën nuk ishte aspak e mirë. Pavarësisht se kjo e fundit ka fëmijë me vëllain e Robertit, kjo nuk është arsye që ata të dy mos kenë komunikim. Sikur të mos mjaftonte kjo, kunatat ndajnë edhe bashkëpunëtorët në muzikë. Seven Saraqi ka pas planifikuar që të realizonte një këngë me Norën, e cila dështoi.
Arsyeja pse dështoi ishte fakti se producentët e reperit nuk pranuan dhe vendosën që Argjentina ishte personi i duhur, pasi kishte marrëdhënie më të afërt miqësore me Seven. Ndërkohë ai ka folur edhe për projektet e radhës, pjesë e të cilave do të jetë edhe një bashkëpunim me Tuinën. Si do të ndiohet Nora?