Ofertat e pushimeve jashtë vendit janë në euro. Po këtë sezon euro “na nderon” se është ulur aq shumë sa mund të bënim fare mirë disa plane për jashtë shtetit. Së fundmi trend po bëhen dhe pushimet në vendet ekzotike në vende të largëta si Maldive, Tajlandë apo Santa Domingo, që kushtojnë minimumi 1500 euro për një person. Ndaj është periudha më e mirë të thyesh lekun në euro.
Paketa më të lira gjen në vendet fqinje në Greqi, Turqi dhe Itali, ku varjojnë nga 400 deri 600 euro. P.sh., një paketë pushimesh prej 600 eurosh për një person, aktualisht, kur euro këmbehet me 130 lekë, e merr 6.000 lekë më pak se në dy vjet më parë, kur monedha e përbashkët këmbehej me rreth 139-140 lekë. Për një paketë më të shtrenjtë, prej 1500 eurosh, kursimi është edhe më i lartë, ai arrin në 15 mijë lekë.
Prandaj mos u kurseni dhurojini vetes dhe familjes disa pushime më të lira.