A e dini se linjat në pëllëmbën e dorës lidhen me fatin tuaj? Edhe skeptikët më të mëndhenj e kanë të pamundur të mohojnë ekzistencën e shenjave të vërteta në të tilla parashikime. Dikush beson në horsokop e dikush kush në yje ndërsa Living do të ndajë me ju një tjetër besim që lidhet me formën e dorës.
Forma e pëllëmbës dhe gjatësia e gishtërinjve mund të thotë shumë për personalitetin tuaj. Në vijim do të njiheni me 4 format e duarve shoqëruar me përshkrimin përkatës. Zjarr, Tokë, Ajër, Ujë
Zjarr
Duart e 'zjarrit' karakterizohen nga pëllëmba e madhe dhe gishtat e shkurtër. Sa më të shkurtër gishtat aq më kokëfortë individi. Njerëzit që kanë duart e “zjarrit” janë liderë të lindur dhe udhëheqës natyrorë. Janë shumë të vendosur dhe kanë aftësi shumë të mira bashkëpunuese.
Sipas HandResearch.com njerëzit me këto duar janë mjaft të shoqërueshëm të këndshëm dhe njerëz sportivë.
Tokë
Dora 'Toka' është e karakterizuar nga shuplakat katrore dhe gishtat e shkurtër. Individët me këtë lloj dore janë shumë të përgjegjshëm. Siguria dhe stabiliteti janë në krye të listës së tyre të prioriteteve. Kur është fjala për emocionet, janë të qetë dhe paqësore. Interesat e këtyre njerëzve përfshijnë aktivitetet praktike që kanë të bëjnë me peizazhin dhe përpunimin e materialeve të ndryshme.
Ajër
Duart e ajrit kanë një pëllëmbë katrore apo drejtkëndësh. Gishtat janë afërsisht në të njëjtën gjatësi si pëllëmba. Duart e ajrit tregojnë inteligjencë dhe aftësi komunikuese të lartë. Këta njerëz priren t’I mendojnë gjerat më shumë se çduhet dhe shpesh herë mund të duken si të veçuar në botën e tyre, shkruan Living. Duart e ajrit lidhen zakonishtë me profesionet që kanë të bëjnë me mësimdhenien apo shkrimin.
Ujë
Duart e ujit kanë një formë të zgjatur me gishta shumë të gjata.Këto duar tregojnë një personalitet fleksibël, shumë romantik dhe të ndjeshëm. Njerëzit me duart ajër janë të interesuar në muzikë, poezi dhe mister.