Kylie Jenner është shtatzënë dhe ndërkohë që Kardashians nuk kanë konfirmuar ende lajmin zyrtarisht, në rrjetet sociale po qarkullojnë fotot e Kylie me t-shirt më të gjëra se zakonisht për të mbuluar barkun e saj të fryrë. Të gjithë u “shokuan” për këtë lajm kur u bë publik për herë të parë nga TMZ dhe Daily Mail, e nuk mund të bënte përjashtim as motra e saj, Kim Kardashian.
Revista prestigjioze “People” ka zbuluar sesi Kim e priti lajmin për shtatzëninë e Kylie. Sipas një burimi të afërm me yllin e reality shoë, reagimi i saj ishte: “Seriozisht?!. Ajo nuk u përgjigj shumë mirë, për vetë faktin se prej kohës dëshiron një fëmijë të tretë me bashkëshortin e saj Kanye dhe ja ku troket lajmi për Kylie. Më pas Kim shpërtheu në lot dhe iu desh pak kohë të mësohej me këtë fakt.”
Le të themi që është ndjerë pakkk xheloze.