Më tepër sesa skualifikimi i Portugalisë nga Kupa e Botës është largimi i Cristiano Ronaldos nga ky Botëror. Kapiteni i luzitanëve hyri në këtë event me synimin për ta çuar Portugalinë sa më larg të jetë e mundur, por uruguajanët i “treguan tabelën”.
Por siç duket edhe “supersticioziteti” i Ronaldos mori fund. E keni vënë re se Cristiano Ronaldo rrallëherë vishet me fanellë me mëngë të shkurtra? Ka një arsye për këtë dhe sipas "The sun" Ronaldo është shumë supersticioz.
Cr7 e ka marrë këtë vendim pas dështimit të Portugalisë në Euro 2004 dhe Botërori 2006. Në këto turne, Ronaldo kishte veshur fanellë me mëngë të shkurtra dhe ai mendon se kjo i ka sjellë ters.
Kur filloi të vishej vetëm me fanellë me mëngë të gjata në ndeshjet e mëdha, fati i buzëqeshi. Në vitin 2016, Portugalia u shpall kampione e Europës. Por këtë Botëror nuk i eci!