Instagram nuk po ndalet me risitë! Pas “Superzoom” që po çmend Storie, Instagram po teston një funksion të ri kreativ në platformë. Një nga këto, e konfirmuar dhe nga rrjeti social për The Verge, është “Stop Motion”.
Bëhet fjalë për një opsion të ri të fotokamerës, që do të shkrepë një seri fotosh për tu transformuar automatikisht në një foto të vetmet të animuar të formatit “GIF”.Kjo mund të shpërndahet në formatin e Storie.
Janë mbi 250 milionë përdorues ditorë, më shumë se përdoruesit e Snapchat, nga është klonuar ky element.
Ndërsa TechCrunch, thotë se Storie do të kenë edhe më shumë hapësirë, nuk do të kufizohen vetëm në pjesën e sipërme të aplikacionit, po do të jenë më të mëdha dhe me më shumë fluks fotosh e videosh.