Rudina Magjistari është një prej moderatoreve më të dashura të publikut shqiptar. Prej vitesh atë e shohim në ekranin e “Tv Klan” ku drejton emisionin e pasdites që mban emrin e saj. Ndoshta nuk e dinit se ajo nuk është se e publikon shpesh në rrjetet sociale, por Rudina ka një vajzë të vogël të quajtur Mia dhe së fundmi na ka treguar një detaj që se dinim më parë.
Rudina tregoi se kur ka kuptuar që po i afrohet momenti i lindjes, ka kërkuar të shkojë në parukeri për të krehur flokët, e më pas me pamjen e kuruar ti drejtohej spitalit.