Para pak javësh, kryebashkiaku i qytetit të Tiranës, Erion Veliaj, dha lajmin e bukur se ai dhe Ajola Xoxa do të bëheshin prindër për herë të parë. Erioni zbuloi se partnerja e tij do të sjellë në jetë një djalë. Çifti janë shfaqur shumë të entuziazmuar për fëmijën që do të lindë së shpejti pasi tashmë Ajola është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe një vëmendje shumë e madhe ka qenë te ajo.
E ndërkohë që bashkëshortja e tij po shijon ditët e fundit të shtatzënisë, kryebashkiaku Veliaj ishte i ftuar në emisionin “Një ditë me Dojnën” ku ka rrëfyer disa detaje. Ai ka treguar pak më shumë për emrin e djalit si edhe dilemat e para.
“Për emrin e djalit do të vendosë Ajola dhe me shumë kënaqësi ia lashë këtë përgjegjësi. Sigurisht që konsultohem, por kur e shoh se sa e ndjeshme është, mendoj se është më mirë të zgjedhë ajo”- tha Veliaj.
Kryebashkiaku ndau edhe një episod kur i kishte thënë bashkëshortes e tij, Ajola Xoxa : “Po sikur djalin ta quajmë Trim?”, e ndërsa Ajola reagon: “Po sikur mos të dojë të jetë trim? Pse ta mbajë këtë emër gjithë jetën? Po sikur të dojë të jetë poet?”.