Në ceremoninë e mbajtur ditën e djeshme të Golden Globes Awards 2018 mori pjesë edhe Kendall Jenner. Përveç se nuk spikati me veshjen në tapetin e kuq, fotot pa photoshop ku shihen qartë aknet në fytyrën e Kendall, po bëjnë xhiron e botës.
Fansat nuk kanë humbur këtë shans të artë për të bërë disa “trolle” në rrjetet sociale, por këto foto kanë tërhequr vëmendjen edhe të Oriola Marashit.
Modelja seksi ka publikuar një kolazh të fotove të Kendall dhe i ka komentuar me doza ironie. “Është me fat sësht me inat”. Nga rubrika, ‘’sikur të isha në Amerikë”, ka shkruar Oriola.
Pra, me sa po kuptojmë, Oriola po mundohet të thotë se Kendall ka shumë fat që jeton në Amerikë. Për sa i përket pjesës “sikur të isha në Amerikë”, me siguri modelja shqiptare ka dashur të thotë se nëse ajo do ishte në Amerikë, fama e saj do ishte goxha më e madhe.
Nuk e dimë nëse keni te njejtin mendim si ne, por që Oriola ka nivel të lartë ironie është fakt.