INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të habiteni pse princi William dhe Kate Middleton ulen në gjunjë kur flasin me fëmijët

Do të habiteni pse princi William dhe Kate Middleton ulen në gjunjë kur flasin me fëmijët

Publikuar më: 20:47 29-09-2017

Me buzëqeshje dhe gjithmonë duke përshëndetur me duar, princ George dhe princesha Charlote i shoqërojnë shpesh herë prindërit e tyre, princin William dhe dukeshën Kate Middleton.

Por siç është mësuar nga burime të afërta pranë familjes mbretërore, Kate dhe William janë të vendosur që për disa vite të mos i marrin me vete princin e princeshën, në mënyrë që t’u mundësojnë atyre një fëmijëri normale. Për më tepër ata mësohet se janë në pritje të fëmijës së tretë.

Pavarësisht se janë një çift me shumë ndikim dhe gëzojnë një status socio-ekonomik që çdokush do të dëshironte, princi William dhe dukesha e Cambridge (Kembrixh) Kate Middleton janë dy prindër si çdokush tjetër dhe duhet të përballen me sfidat e rritjes së dy fëmijëve të tyre. Pavarësisht thjeshtësive dhe mundësive të pafundme që u ofron titulli që gëzojnë, ata kanë zgjedhur të ndjekin një metodë komunikimi që nuk kishte si të mos u binte në sy ekspertëve të komunikimit dhe psikologëve të sjelljes. Në qoftë se keni parë me vëmendje fotot e William dhe Kate me princin Xhorxh dhe Charlotte, shpeshherë ata ulen në gjunjë për të folur me ta, shkruan kidstime.al.  Por, pse ndodh kjo ? Sipas këshilltarëve të edukimit të Pallatit Kensington, William dhe Kate kanë zgjedhur të përqafojnë atë që njihet ndryshe si  “dëgjimi aktiv”, koncept i krijuar në vitin 1957 nga psikologët Carl Rogers dhe Richard E. Farson. Kur prindi ulet në nivelin e fëmijës, ai përcjell ndjenjën që po dëgjon përmes kontaktit vizual dhe të kuptojë se çfarë ndjen fëmija dhe jo vetëm atë që thotë ai. . Kjo është arsyeja pse është e nevojshme të vihet në të njëjtin nivel, duke i dhënë qetësi dhe qetësi fëmijës. Ky i fundit ndihet më i qetë, i barabartë me prindin dhe më i shpenguar në atë që do të thotë. Duke qenë se e kanë provuar Princi dhe Princesha, pse të mos e ndiqni dhe ju shembullin e tyre?

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494