Shpesh herë, portierët e aftë, që e mbajnë rrjetën e paprekur, pagëzohen me emrin “Maze e zezë”, por në të vërtetë kjo mace ekziston. Ajo ndodhet në Brazil, dhe është me të vërtetë një portiere e aftë. Një vogëlush, godet një top leshi, dhe macja e pret disa herë në mënyrën më të mirë të mundshme. Jo më kot, komentatori brazilian i ka vënë emrin “Taffarel”, emrin e portierit legjendar të Kombëtares së Brazilit.