INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të habiteni! Stresi nuk pranon ta takojë, por Kejsi i bën partnerit të saj dhuratën speciale, e shihni këtu! [FOTO]

Do të habiteni! Stresi nuk pranon ta takojë, por Kejsi i bën partnerit të saj dhuratën speciale, e shihni këtu! [FOTO]

Publikuar më: 17:16 07-11-2018

Arrestimi i reperit të njohur shqiptar Stresi ka qënë lajmi më i bujshëm i ditëve të fundit në të gjitha mediat shqiptare. Ai u kap brenda një hoteli në Linzë me armë dhe drogë dhe akuzohet si pjesë e një grupi kriminal. Me të u kap gjithashtu një 20 – vjeçare, emri i të cilës nuk është bërë akoma i ditur.

Pas këtij lajmi të gjithë sytë u drejtuan nga Kejsi, partnerja e reperit, e cila në të gjitha rastet ka shprehur mbështetjen për partnerin e saj, mirëpo na habiti para disa ditësh ku u shpreh se Stresi nuk pranon ta takojë në burg.

Ndërkohë që së fundmi Kejsi ka lajmëruar fansat e saj se ka hapur një blog të ri, në të cilin do të rrëfejë më shumë nga vetja dhe mbi jetën e saj si grua e një reperi. Kështu në postimin e saj të parë, ajo ka ndarë me ndjekësit 10 gjërat që askush nuk i dinte më parë për të. Nëpërmjet një fotoje, Kejsi ka zbuluar se ka talent në pikturë dhe i ka bërë një dhuratë shumë të veçantë bashkëshortit të saj, Stresit. “Nuk jam Pikaso, por marr kënaqësi kur krijoj portrete të njerëzve që dua”, ka shkruar ajo në postimin ku ka treguar portretin e Stresit dhe babait të tij, të pikturuara nga ajo.

jang.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822