INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Do të hidhte veten në erë në stacionin e policisë, vritet kamikazi [VIDEO]

Publikuar më: 14:52 10-01-2017

Një tjetër ngjarje terroriste ka tronditur Turqinë këtë të martë. Një kamikaz që do të hidhte veten në erë në stacionin e policisë në Gaziantep të Turqisë, është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me Policinë turke.

Ai u neutralizua teksa po përpiqej të hynte në stacionin policor. CNN turk shkruan se ishin disa terroristë, por njëri prej tyre që kishte bombë në trup, mbeti i vrarë.

Në vendin e ngjarjes u dërguan menjëherë përforcime, në mesin e të cilëve edhe ekipe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, si dhe punonjës të shëndetësisë. Në zonë vazhdon operacioni për kapjen e terroristit apo të terroristëve të tjerë, që arritën të arratisen nga vendi i ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0034530162811279