Suksesi i Blerim Destanit duket se po kalon kufijtë duke arritur deri në Holliwood.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, aktori ka konfirmuar disa ditë më parë rolin e tij në filmin “The Poison Rose”, producent të të cilit janë Jeff Elliot dhe Andrea Iervolino.
Në këtë projekt filmik do të luajnë edhe dy aktorët me famë botërore Morgan Freeman dhe John Travolta.
Para vetëm 5 ditësh aktori i famshëm amerikan John Travolta ka publikuar trailerin e filmit në fjalë në llogarinë e tij në Instagram dhe nuk ka munguar një koment në formë emoji nga ana e Blerimit.
Siç mund ta shikoni edhe në foton e mëposhtme të bërë publike nga Destani, ky i fundit i ka dërguar një emoji me duar lart që nënkupton një bravo të madhe për suksesin dhe bashkëpunimin, ndërkohë nga ana tjetër aktori amerikan e ka falenderuar aktorin shqiptar.