INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të jetë në TV pas përfundimit të Big Brother?! Arbana Osmani përgjigjet publikisht

Do të jetë në TV pas përfundimit të Big Brother?! Arbana Osmani përgjigjet publikisht

Publikuar më: 15:31 08-03-2022

Arbana Osmani sapo është kthyer nga pushimet në Maldive ku ndodhej me partnerin Eduartin, dhe dy fëmijët Jonin dhe Diellin. Në natën finale të Big Brother Vip, Arbana bëri me dije se është në pritje të një fëmijë.

Në ask-un e fundit që moderatorja bëri në Instagram, të shumtë ishën ata që e pyetën se si është të udhëtosh me dy fëmijë dhe shtatzënë, apo si e përballon ngarkesën.

Arbana tregoi se mbështetjen e merr nga Eduarti, që edhe “kur nuk ndihmon të paktën nuk bën rrëmujë”, u përgjigj me shaka ajo. Ndërkohë, theksoi se ka një ekip me gra të cilat janë të kujdesshme ta ndihmojnë me punët e shtëpisë, fëmijët dhe aspektin profesional.

Meqë jemi te gratë, Arbana tregoi gjithashtu se dhurata që i ka bërë të ëmës për 8 mars është bebushi që pret.

Ndërkohë sa i takon rikthimit së shpejti në ekran, Arbana u përgjigj se do të marrë disa kohë pushim.

-640-0-whatsapp-image-2022-03-08-at-105910-621.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0035178661346436