INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Do të ketë viktima’ telefonuesi alarmon parlamentin grek për bombë

‘Do të ketë viktima’ telefonuesi alarmon parlamentin grek për bombë

Publikuar më: 08:32 12-04-2019

Parlamenti grek është mbyllur mëngjesin e sotëm pas një telefonate anonime për pajisje shpërthyese. 

Mediat raportojnë se, telefonuesi telefonoi zyrat e internetit të lajmeve ‘Zougla.gr’, duke thënë se pajisjet shpërthyese ishin vendosur “brenda dhe jashtë Parlamentit”.
“Do të ketë viktima. Kujdes!” raportohet të jetë thënë në telefonatën kërcënuese. Ekspertët për çmontimin e bombave janë dërguar në vendin e ngjarjes, ndërsa parlamenti është rrethuar nga forcat policore.

Article Logic
Execution time: 0.0034401416778564