Para pak ditësh ndërroi jetë në aksident menaxheri i këngëtarit të njohur kosovar Azet dhe ditën e djeshme i është dhënë lamtumira e fundit. Ceremonia mortore e të ndjerit Sefa Kaya u mbajt në Stamboll aty ku ishin të pranishëm një numër i madh njerëzish dhe sigurisht që s’mund të mungonte as Azet.
Në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto nga ceremonia mortore dhe në një prej tyre shihet Azet i pikëlluar pranë varrit të mikut të tij.
Siç duket vdekja e Sefa e ka prekur shumë reperin shqiptar, i cili e ka kujtuar nëpërmjet një fotografie të cilën e ka publikuar në Instastory dhe pranë saj i ka shkruar edhe disa fjalë.
“Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona. Sefa Mbret Kaya”, ka shkruar Azet bashkëngjitur postimit.
Ndërkohë para pak ditësh u tha sipas "Prive", se Azet i tronditur nga kjo humbje po shqyrton anulimin e të gjitha koncerteve të cilat ishin caktuar pikërisht nga menaxheri.
Kjo vjen pas faktit se Sefa po mbyllte pikërisht datat e koncerteve në Kosovë dhe këto mund të jenë një kujtim i dhimbshëm për reperin.