INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të merren masa ndaj saj? Çfarë bëri TAYNA që shkaktoi debat të madh në Kosovë? [FOTO]

Do të merren masa ndaj saj? Çfarë bëri TAYNA që shkaktoi debat të madh në Kosovë? [FOTO]

Publikuar më: 12:35 29-04-2020

Në Kosovë është hapur një debat dhe strumbullari u bë politikani Behgjet Pacolli dhe reperja e njohur Tayna.

E gjithë kjo nisi pasi Pacollit i është kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të hyjë në karantinë, pas kthimit nga Zvicra. Por debati u bë edhe më i zhurmshëm për faktin se iu ndalua të ulet me avion privat, në aeroportin e Prishtinës.

Pacolli përdori rrjetet sociale për të shprehur indinjimin e tij, mirëpo këshilltarja e kryeministrit Kurti reagoi duke thënë se qeveria po i trajton në mënyrë të barabartë qytetarët e Kosovës dhe, sipas saj, edhe kryetarit të AKR-së i duhet të karantinohet.

Për Pacollin, i cili tregoi me dokumenta se është karantinuar në Zvicër prej dy muajsh, nën kujdes shëndetësor, qeveria po përdor standard të dyfishtë, duke favorizuar Serbinë, por edhe këngëtarë.

“Një gënjeshtër. Ju i trajtoni ndryshe qytetarët. Të huajt ndryshe. Serbinë, e pastaj qytetarët e Kosovës. Sot mjekët e Vuçiç hynë në Kosovë pa karantinë. Një këngëtare shkoi e erdhi pa karantinë. Mjaft me standarde të dyfishta. Një qeveri me manipulime që nga dita e parë”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

pail.png


Kur Pacolli përmendi “këngëtare”, të gjithë ishin në një mendje se e ka fjalën për Taynan, e cila u kthye në Kosovë sapo u përhap pandemia, por nuk u karantinua.

Lidhur me këtë, shumë media kontaktuan me menaxherin e reperes, i cili qëndroi në karantinë për 14 ditë me Robert Berishën. Ai u shpreh se Tayna përshkoi intenerarin Amerikë-Zyrih-Shkup dhe i hodhi poshtë akuzat.

“Tayna ka hyrë në Kosovë një ditë para se të miratohej ligji për karantinim”, tha Hykolli.

usos.jpg


E ndërkohë që debati bëri bujë në Kosovë, nuk mund të mos kërkohej një reagim nga ministri i Shëndetësisë së Kosovës.

Arben Vitia është pyetur se si këngëtarja Tayna nuk është karantinuar në konvikt ndërsa, një gjë e tillë po kërkohet nga deputeti Behgjet Pacolli.

Ai tha që nuk e njeh reperen dhe theksoi se nuk ka informacion se si ajo ka hyrë në Kosovë.

“Tanja…Nuk e kam këtë informatë, duke ardhë në emision mu dërgua linku. Nëse ka hy në një rrugë që nuk është zyrtare, ka mundësi të mos e di. Nëse ka kaluar të gjitha procedurat do të ketë pasoja edhe për ata që ia kanë mundësuar dhe për personin në fjalë, sepse përbën rrezik për shëndetitn publik”, tha Vitia në emisionin Rubikon.

insj.png

 


Në gjithë këtë “lëmsh”, vetëm Tayna s’ka reaguar, dhe do na pëlqente të shihnim se çfarë do të thotë lidhur me këtë çështje, që ka shkaktuar debat të madh në Kosovë./RevistaVIP

Article Logic
Execution time: 0.0037088394165039