INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të ndahesh por nuk di si t’ia thuash? Troç apo t’i biesh rreth e rrotull? Ja mënyra më e mirë

Do të ndahesh por nuk di si t’ia thuash? Troç apo t’i biesh rreth e rrotull? Ja mënyra më e mirë

Publikuar më: 13:58 03-02-2019

Të jesh personi që lë dikë, ndonjëherë është më e vështirë se sa të jesh ai që po braktisesh. Hulumtimet nga Universiteti Brigam Jang në Utah studiuan mënyrën më të mirë nga ana shkencore, për t’i dhënë fund një marrëdhënie. Sipas “Cosmopolitan” profesorët Alan Manning dhe Nicole Amare nga Universiteti i Alabamës së Jugut zbuluan, se kur njerëzit marrin lajme të këqija, ata duan t’ia thuash sa më shkoqur, pa i rënë rreth e rrotull, dhe menjëherë, jo duke e zgjatur procesin në kohë.

“Dua të ndahemi’, mund të jetë shumë e vrazhdë, por mund ta nisni me fjalët, ‘duhet të flasim’, për t’i dhënë pak minuta kohë kohë personit tjetër që të kuptojë se do të dëgjojë një lajm të hidhur prej jush”, thotë Manning.

Studimi tregon se të marrësh vendimin për t’i dhënë fund një marrëdhënie për të cilin ke respekt, dashamirësi mund të jetë tepër emocionale, dhe nga dëshira për të minimizuar dhimbjen që do i shkaktoni atij personi, ju mund t’a lëndoni më shumë, ndaj thuajani “troç” e shpejt.

Article Logic
Execution time: 0.0040740966796875