Interi do të ndeshet ditën e nesërme me skuadrën e PSV Eindheoven. Skuadra e drejtuar nga trajneri Luciano Spalletti vjen me një moral të ngritur në këtë ndeshje pas momentit të mirë që po kalon skuadra.
Ndeshjen e parë zikaltërit e kaluan me suksese duke mposhtur me përmbysje skuadrën e Tottenhamit në një ndeshje “të çmendur”. Por duket se sfida ka filluar që sot në rrejte sociale. Me zikaltërit të cilët postojnë në faqen e tyre zyrtare në “Instagram” një foto ku duken mbrojtësat Miranda dhe D'Ambrosio.
Kjo foto shoqërohet me shkrimin: Kush është kundërshtari i radhës? Ndërsa nuk ka munguar as përgjigja e skuadrës së PSV të cilët shkruajnë: “Ne jemi”. NdërsaInter kthen përgjigje përsëri duke shkruar: “Shihemi nesër”.