S’ka faj e shkreta, na ndodh të gjithëve!
Bes Kallaku dhe Xhensila janë padiskutim një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe dashuria e tyre u kurorëzua në martesë para disa muajsh. Por bekimet s’kanë fund sepse ata janë në pritje të fëmijës së parë.
Mirëpo, mesa duket Xhensila nuk i ka fare mirë punët me gjilpërat dhe këtë na e tregoi Besi në Instagram pasi ata kishin shkuar të bënin disa analiza për këngëtaren, por nuk kanë munguar të qarat dhe të qeshurat me lot.
Xhensila, për të duruar dhimbjen i ka shtrënguar dorën Besit duke i lënë edhe shenjat e shtrëngimit.
Është vetë aktori ai i cili publikon gjithçka ndërsa shkruan:
“lot, lot, lot me kte video, edhe ne videon e dyte shikoni rezultatin e shtrengimit te dores. Nis e qan akoma pa dal nga shpia diten qe ka analizat. Hahhaahahah, mos i thoni gjo Xhensiles. Hahaha.”