Hahaha sa i madh!
Shumë pak veta e njohin me emrin e tij të vërtetë Olsi Bylyku pasi për të gjithë është i njohur si “Kimikati”. Që kur doli për herë të parë në “Portokalli”, Olsi u pëlqye shumë nga publiku sepse solli një rol shumë interesant, duke përfaqësuar stereotipet më të çuditshme dhe njëherësh të zakonshme të të rinjve shqiptarë të ditëve të sotme.
Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale ku poston shumë video e foto në Instagram, ndërkohë që ditën e sotme na ka treguar se ka shkuar në bregdet së bashku me këngëtarin Irkenc Hyka dhe menaxherin e vip-ave, Xhani Demika.
E sigurisht që aty ku është kimikati, nuk mund të mungojnë batutat apo videot gazmore.
Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në instagram një video ku shfaqet me diçka në duar dhe thotë: “Krem, vaj plazhi, letra bixhozi kemi këtu”, duke imituar shitësit që na shoqërojnë gjatë gjithë verës në plazh.
olsi from Elton Cara on Vimeo.
E bën bukur?