Disa ditë më pare Linda Rei postoi disa foto, ku tregonte flokët e prera dhe duke i bërë tag Albi Nakos të cilin e ngacmonte atë duke nënkuptuar që dukej si Alba Hoxha. Më pas postoi video e foto në instastory ku ndryshoi mbiemrin e saj me të Albës.
Mesa duket Linda Rei qenka e fiksuar keq me Alba Hoxhën. Pas ngacmimit për Albi Nakon ajo nuk ndalet së publikuara foto të balerinës në rrjetin social Instagram. Linda është gjithmonë në qendër të vëmendjes për postimet e sinqerta dhe të drejtpërdrejta që bën në rrjetet sociale duke sulmuar artistët e njohur. Por vallë çfarë fshihet pas veprimeve të Lindës?