Më në fund guxoi! 57-vjeçarja Maria Victoria Henao, e veja e padronit të drogës Pablo Escobar, gjeti guximin për të zbuluar sekretin e trishtuar.
Në epilogun e librit të saj “Jeta ime dhe burgu im me Pablo Escobar”, i cili pritet të dalë në 15 nëntor, e veja e Escobarit zbulon se ai e ka përdhunuar atë kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe. Për vite me radhë, gruaja mbeti e heshtur dhe nuk zbuloi përdhunimin e saj, pasi në vitet shtatëdhjetë seksi përpara martesës ishte një tabu dhe mëkat i pafalshëm në sytë e kishës, shkruan ajo në librin e saj.
Pasi kaluan vite dhe pas vdekjes së Escobarit, e veja e tij mori ndihmën e një psikologu, nga ku kuptoi se ajo që i kishte ndodhur kur ishte 14 vece ishte përdhunim.
Pavarësisht përdhunimit të saj nga Escobar, ajo deklaron se e fal dhe nuk dëshiron të paraqesë veten si një viktimë. Ajo shkruan se ndihet krenare për dy fëmijët e lindur nga bashkimi i saj me “mbretin e kokainës” dhe për të cilin ajo vazhdon të jetojë.