INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Do të ta nxij jetën''! Modelja SHQIPTARE nxehet KEQ në INSTAGRAM dhe njofton për vendimin DRASTIK! [FOTO]

''Do të ta nxij jetën''! Modelja SHQIPTARE nxehet KEQ në INSTAGRAM dhe njofton për vendimin DRASTIK! [FOTO]

Publikuar më: 10:20 27-03-2019

Ajo është një prej modeleve më të njohura shqiptare e cila ka arritur dhe fame ndërkombëtare. Ndonëse mjaft e famshme dhe me një jetë luksoze, Emina Cunmulaj ka bërë për vete të gjithë publikun për thjeshtësinë, bukurinë dhe humorin që ka dhe këtë e shohim në postimet e vazhdueshme të saj në rrjetet sociale.

Mirëpo siç duket modelja simpatike po mendon të mbyllë profilin e saj në Instagram.

Arsyeja e këtij vendimi ka lidhje me komentet që modelja merr për fëmijët e saj në rrjetin social, nga adresa false të njerëzve që ajo i quan të shkretë dhe patetikë.

Në një seri videosh në Instagram, Emina shprehet se do shumë ta dijë se kush është ai person që fshihet pas adresave false dhe shan fëmijët e saj, vetëm për t’u ndjerë mirë me atë që bëri dhe kërcënon se nëse e merr vesh kush është, do t’ia nxijë jetën para 1 milionë vetëve në Instagram.

“Unë jam e çmendur dhe shumë mbrojtëse kur vjen puna tek komentet për fëmijët e mi. Ti fshihesh pas një profili fals dhe shkruan për vajzat e mia dhe mendon se ke të drejtë të thuash diçka të keqe për to, për të vërtetuar se je një njeri i mirë. Nëse do e dija si dukesh, do të ta nxija jetën para 1 milionë njerëzve. Nuk më intereson sa i madh apo i vogël je. Më vjen keq për jetën tënde patetike, të shkretë, kushdo që të jesh të uroj të kesh një jetë patetike dhe të trishtë sepse kjo është ajo që do të marrësh. Por thellë brenda vetes edhe pse e di që ndihem kështu, është një tjetër anë e imja që ndihet keq për ty”, thotë modelja.

mine.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598