INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Do të të vrasim”, kërcënohet me jetë dëshmitari i Shullazit

“Do të të vrasim”, kërcënohet me jetë dëshmitari i Shullazit

Publikuar më: 13:49 12-09-2017

Vazhdojn kërcënimet për dëshmitarët që dalin kundër Emiljano Shullazit, dëshmitari që del kundër tij është marrë në mbrojtje nga policia.

Më në fund del dhe një dëshmitar tjetër kundër banditit Emiljano Shullazi, kësaj rradhe dëshmitari është shoferi i pronarit të Hotel Vollgës në Durrës Ylvi Beqja,  Besnik Musai dëshmoi kundër Shullazit, ai u ruajt nga efektivë të Forcave të Ndërhyrjes se Shpejtë përgjatë rrugës për në gjyq.

“Ishte dimër nuk mbaj mend kohën por u nisa bashkë me Ylvin në Durrës ku pritej të firmosej një kontratë për Hotel Vollgën. Pasi mbërritëm te noterja Aida Spahiu aty pashë Gilmando Danin dhe Endrit Qyqjan. Për ta kisha dëgjuar vetëm në televizor dhe ishte hera e parë që i shihja fizikisht. Disa momente më vonë vjen dhe Emiljano Shullazi dhe sëbashku me Ylvin e Danin futen në zyrën e noteres. Endrit Qyqja i cili ishte jashtë uli qepenin e dyqanit. Aty dëgjova disa të bërtitura dhe pas 15 minutash dolën personat ku Shullazi mbante për qafe Ylvi Beqjan. Ata shkuan në një tunel mes dy pallateve dhe aty pashë që Shullazi nxorri një pistoletë dhe ia vuri në bark Ylvit.” 

Kjo është dëshmija e bërë kundër Shullazit nga Besnik Musai.

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416