Udhëtimi në çdo vend me cfarëdo mjeti qoftë, mbart rreziqet e vet. Por Shqipëria është renditur ndër vendet me risk mesatar udhëtimi e kjo jo sepse ka infrastrukturë të përmirësuar, por në këndvështrimin e risqeve mjekësore dhe sigurisë së udhëtimit. Sipas studimit të fundit nga Control Risk për 2018, vendi ynë gjendet në nivel të moderuar dhe kjo duke marë në kosideratë të dhënat e fundit nga Organzata Botërore e Shëndetit.
Kjo do të thotë se Shqipëria nuk është ndër vendet që “kërcënojnë” shëndetin e një udhëtari, por që risku ekziston në një nivel mesatar dhe për këtë, duhet fillimisht informacioni i duhur rreth vendit dhe çfarë problematikash shëndetësore mund t’ju prekë, si dhe informacion mbi qendrat e shëndetit ku do lëvizni. Përmes një harte të përpiluar nga “International SOS and Control Risks” tregohet për çdo shtet siguria në udhëtim, ku risku shëndetësor që ka vendi ynë, është në nivel mesatar e kjo në kohën kur Shqipëria po kthehet në një atraksion të rëndësishëm turistik, duhet të meret në konsideratë. Artikujt e mediave të huaja, të cilat po promovojnë vazhdimisht resurset e vendit tonë, dhe ulja e riskut të udhëtimit, do të jetë diçka pozitive që do të ndikojë në shtimin e kërkesave të të huajve për të vizutuar vendin tonë. Si zona shumë të sigurta sipas këtij raporti, renditen Evropa me përjshtim të Ukrainës, Amerika e Veriut, Kili, Uruguai, Afrika e Jugut, Japonia, Zelanda e Re dhe Australia. Ndrwsa Rrezik tw lartë paraqesin Afganistani, Pakistani, Siria, Jemeni dhe India. Raporti vendos në rrezik edhe disa shtete të Amerikës së Jugut si Venezuela.