INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do vazhdojnë të këndojnë SHQIP? Binjaket që çmendën Italinë me 'Shumë pis' zbulojnë planet e ardhshme [FOTO]

Do vazhdojnë të këndojnë SHQIP? Binjaket që çmendën Italinë me 'Shumë pis' zbulojnë planet e ardhshme [FOTO]

Publikuar më: 11:02 05-05-2019

Ina e Serena Sinani, 2 motrat binjake të grupit 'Sindolls' kanë konkuruar gjatë natës së parë të "The Voice of Italy" duke "çmendur" publikun dhe duke u vlerësuar me 4 “Po” nga këngëtarët coach të këtij show, Gigi D'Alessio, Morgan, Gue Pequeno e Elettra Lamborghini.

Ina e Serena Sinani performuan shqip këngën rap me titullin "Shume pis", kënduar nga Era Istrefi e Ledri Vula.

Në një intervistë të dhënë së  për ‘Gazetën Shqiptare’, ato kanë treguar se gjatë gjithë spektaklit kanë ndërmend të këndojnë shqip për një arsye të rëndësishme.

“Po, një nga objektivat tanë është ai që ta bëjmë Italinë të njohë muzikën dhe kulturën shqiptare, sepse përfaqëson origjinën tonë dhe do të ishte shumë bukur që sa më shumë persona të zbulojnë sa e mrekullueshme është.”, kanë treguar ato.

hmjkftum.png

Article Logic
Execution time: 0.0036728382110596