Beyonce zyrtarisht fiton çmimin për dhuratën më të mirë të përvjetorit që është bërë ndonjëherë.
Dje ishte përvjetori i saj i nëntë me bashkëshortin Jay Z dhe ajo e festoi këtë rast me një video të mrekullueshme, të publikuar në TIDAL, që ngrohu zemrat e të gjithëve, ku shfaq jetën e saj përkrah Jay Z në filmime të realizuara në shtëpi. Video e ëmbël dhe emocionale tregon gjithë momentet më intime të Bey dhe Jay gjatë 15 viteve të tyre së bashku, duke përfshirë martesën në vitin 2008.
Ata gjithashtu treguan tatuazhet e tyre “matchy-matchy”, me numrin 4 romak (në nder të datës së përvjetorit 4 prill) , gishtërinjtë respektivë.
Video vazhdon me udhëtimin e një nga çifteve më të rëndësishëm të botës së spektaklit gjatë eventeve më të mëdha në ejtën e tyre, si filmime nga dhoma e spitalit në lindjen e vajzës Blue Ivy.
Klipi më pas mbërrin në ditët e sotme, ku mund të shohim mbretëreshën Bey me një buzëqeshje të madhe ndërkohë që tregon barkun e saj shtatzënë në klipe të ndryshme në shtëpi. Më e bukura është padyshim kur motra e madhe Blue Ivy puth barkun shtatzënë të mamasë së saj.
E fundit por jo më pak e rëndësishmja, dedikimi i fortë “Die With You”, si kënga që Bey publikoi ekzaktësisht dy vite më parë në nder të përvjetorit të shtatë me reperin amerikan.