Në seancën hapëse të këtij sesioni parlamentar deputetja Rudina Hajdari bëri një lapsus, duke thënë “Do vijojmë të përçajmë Shqipërinë”. Për këtë gafë të Hajdarit pati shumë reagim në rrjetet sociale, çka mesa duket e bëri deputen të reagojë. Në profilin e saj në Facebook, Hajdari shkruan se ajo ka jetuar 17 vjet në Amerikë dhe është më mirë të bëj lapsuse se sa të gënjejë. Ajo sulmoi edhe Bashën.
“Kam kaluar 17 vite në Amerikë dhe ky është fakt. Po më mirë lapsuset e mia se sa t’i gënjej demokratët çdo ditë duke ju thënë që mos të kalojnë në eufori se 85% e shqiptarëve thonë “Rama ik” & “Basha & Kryemadhi hajde”. Ndërkohë i kanë lënë pa punë e pa bukë për hesapet e tyre”, reagoi Hajdari.