INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dobësimi i euros. Pushime më të shtrenjta për turistët dhe shqiptarët [VIDEO]

Dobësimi i euros. Pushime më të shtrenjta për turistët dhe shqiptarët [VIDEO]

Publikuar më: 16:25 02-08-2018

Euro shënoi nivele rekord zhvleftësimi përballë monedhës sonë kombëtare gjatë 2018. Por ky zhvleftësim ka efekt negativ edhe në sezonin turistik. Ekspertët e ekonomisë pohojnë për In News se zhvleftësimi i euros do të thotë pushime më të shtrenjta për të gjithë turistët e huaj. Selami Xhepa shton se ky zhvleftësim i monedhës europiane ndikon edhe tek shqiptarët, pasi oferta për valutë vijon të jetë e lartë për shkak të faktorëve sezonalë.
‘’ Sigurisht që ata që vijnë në Shqipëri do ta këmbejnë më pak euron. Në fakt kemi një bum turistësh’’ ka thënë Xhepa.

xhepa.jpg
Por me ardhjen e turistëve apo bashkëatdhetarëve, euro pësoi një tjetër goditje gjatë ditëve të fundit duke u zhvleftësuar përballë monedhës kombëtare, lekut. Sipas Selami Xhepës, kjo është një traditë që ndodh çdo vit, por goditja ndihet më e fortë tek monedha europiane, në kushtet kur ajo po shfaqet gjithnjë e më e dobët përballë lekut.
‘’Sigurisht ardhja e emigrantëve ndikon në zhvlerësimin e euros. Prurjet e euros kanë rol’’ ka shtuar Xhepa.
Megjithatë banka qendrore ka ndërhyrë disa herë për të mbajtur nën kontroll këtë zhvleftësim të monedhës europiane, por duket se nuk ja ka dalë. Ekspertët e ekonomisë flasim për veprim të vonuar të Bankës së Shqipërisë.
‘’Ndërhyrja duhet të ishte bërë më shpejt që të kishte dhënë efektivitet’’ ka thënë eksperti Xhepa.

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277