Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë në fillim të Marsit. Ata mirëpritën një vajzë me emrin Bota, dhe që prej asaj kohe ata nuk i kanë kursyer momentet e adhurueshme me ndjekësit në rrjete sociale. Elita është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, gjatë një videoje në Instagram, Elita është përballur me një koment të pakëndshëm nga një ndjekëse e saj, të cilin Elita ka vendosur ta bëjë publike. “Kap ti dobsohu mas miri”, kanë qenë fjalët që i ka shkruar ndjekësja.
“Shum kom mendu qe je femen pozitive veq shum lop ishe”, ka shkruar sërish ajo. Duke marrë shkas nga ofendimet e shpeshta, Elita i ka dhënë një përgjigje publike duke u shprehur: “E shkreta ti për edukatën dhe negativitetin tond. (mos shkoni mandej mi mshel acc masi po e merrni përgjigjen me të njëjtën monedhë)”.