Policia e Tiranës ka zbuluar autorin e zjarrvëniës së qëllimshme në Kuç të Vorës, ku u rrezikua dhe një fabrikë fishekzjarrësh.
Policia ka vënë në pranga një 16 vjeçar me inicilet R.L, i cili ka qenë dhe më parë i proceduar për prerje të pyjeve në mënyrë të paligjshme.
Policia identifikon dhe ndalon autorin e djegies të mbi 5 hektar bimësi.
Më datë 11.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Vorë, në sajë të një pune të mirëfilltë hetimore kanë arritur të dokumentojnë me prova ligjore autorësinë e zjarrit në fshatin Kuç dhe kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit :
- R.L., 16 vjeç, banues në fshatin Gjokaj (Bashkia Vorë), i proceduar më parë për veprën penale "Prerje e paligjshme e pyjeve", neni 205 i Kodit Penal.
Ndalimi i këtij shtetasi është bërë i mundur, pasi më datë 09.08.2017, rreth orës 19 : 00, në kodrat e fshatit Kuç, ky shtetas ka shkaktuar rënien e zjarrit në sajë të një cigareje të hedhur në tokë, ku për pasojë janë djegur mbi 5 hektar bimësi (shkurre dhe ullinj).
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me PMNSZH dhe Emergjencat Civile vazhdojnë punën për fikjen e zjarrit i cili vazhdon prej 2 ditësh.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartëpërmemdur për veprën penale "Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor, parashikur nga neni 206 / b i Kodit Penal.