INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dogji flamurin shqiptar, “Ivani i tmerrshëm” alarmon autoritetet gjermane

Dogji flamurin shqiptar, “Ivani i tmerrshëm” alarmon autoritetet gjermane

Publikuar më: 20:29 26-09-2017

Quhet Ivan Bogdanov, por të gjithë e njohin si “Ivani i tmerrshëm”. Bëhet fjalë për tifozin huligan të ekipit serb, Crvena Zvezda i cili jo rrallë herë ka shkaktuar trazira në stadium. Ai ishte protagonist i trazirave të 12 tetorit 2010 në stadiumin “Marassi”, gjatë ndeshjes Itali-Serbi, ku dogji flamurin shqiptar,  sikurse dhe në stadiumin “Partizani” të Beogradit, më datë 14 tetor 2014, kur u luajt ndeshja Shqipëri-Serbi. Por këtë herë, Ivani i ka futur tmerrin edhe autoriteteve gjermane në vigjilje të ndeshjes Koln-Crvena Zvezda e vleshje për fazën e grupeve të Europa League.

Përballja mes Ivan “I tmerrshmi” i liruar nga burgu, dhe tifozëve të Koln shqetëson policinë gjermane, e cila prej ditësh ka nisur punën për të evituar incidentet e mundshme mes dy tifozerive.

Koln është rikthyer këtë sezon në kompeticionin europian, pas 25 vitesh dhe dy javë më parë, me rastin e transfertës ndaj Arsenal, në Londër kishin udhëtuar mbi 20 mijë tifozë gjermanë për të mbështetur ekipin e zemrës, shumica prej të cilëve pa biletë.

Një situatë që shkaktoi trazira në kryeqytetin anglez, por që tani vë në pararojë policinë gjermane, e shqetësuar nga përplasja potenciale mes ultrasve të Koln dhe atyre serb të Crvena Zvezdës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031118392944336