Policia e Sarandës ka arrestuar një 43-vjeçar, i cili dyshohet se ka djegur disa kullota.
Mësohet se është arrestuar në flagrancë shtetasi Fatmir Filaj, 43 vjeç, banues në Berat.
“Policia e Sarandës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi pasi më datë 07.09.2018, në malin Pagane-Konispol, dyshohet se ky shtetas ka ndezur disa vatra zjarri duke djegur kështu kullotën e shtetasit Xh.D, 46 vjeç, banues në Konispol”, njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.