INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Doing business 2017”, Shqipëria përmirësohet me 32 vende [FOTO]

“Doing business 2017”, Shqipëria përmirësohet me 32 vende [FOTO]

Publikuar më: 17:49 25-10-2016

Pas raportit “Doing business 2017”, i publikuar nga Banka Botërore, Shqipëria është përmirësuar me 32 vende, duke u rënditur kështu në vendin e 58-të. Në raportin e vitit të kaluar Shqipëria shënoi një përkeqësim të ndjeshëm, duke zbritur me 35 pozicione, kryesisht për shkak të treguesit të lejeve të ndërtimit (që u përkeqësua me 67 vende), por edhe tregues të tjerë si  pagimi i taksave, apo marrja e kredive u përkeqësuan në raportin e kaluar me përkatësisht me 4 dhe 12 vende.

Ndërkohë që këtë vit, përmirësimin më të madh e ka shënuar marrja e lejeve të ndërtimit, që u përmirësua me 80 pozicione. Ishte pikërisht ky tregues që e penalizoi Shqipërinë në raportin e vitit të kaluar, për shkak se qeveria vendosi që të pezullonte përkohësisht dhënien e lejeve të ndërtimit në gjithë vendin.

Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi e cilësoi këtë renditje një arritje historike për vendin, që sipas saj erdhi si rezultat i reformave të suksesshme të qeverisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035569667816162