Dyshja e njohur e showbizit Ronela Hajati dhe Young Zerka edhe pse nuk e pranuan kurrë publikisht lidhjen e tyre, ato shiheshin gjithmonë në shoqërinë e njeri- tjetrit.
Por pak ditë më parë mediat rozë shkruajtën se lidhja midis tyre kishte përfunduar.
Sipas miqve të dyshes arsyet që çuan në ndarje ka qënë fakti se Ronela ka dashur ta zyrtarizoj lidhjen me Zerkën pasi sipas tyre çifti bashkëjetojnë gjithashtu,ndërkohë që Zerka aspironte tjetër gjë ,të qenurit shpirt i lirë.
Mbrëmjen e djeshme Zerka ishte i ftuari special në ‘The Voice of Albania’, ku performoi disa nga këngët e tij.
Gjithashtu, ai u intervistua shkurt nga moderatorja Dojna Mema në lidhje me projektet e reja, si dhe për jetën personale.por përgjigja e tij në lidhje me statusin e tij i habiti të gjithë.
“Disa shoqet e mia, thonë se ti je beqar. Si është e vërteta? Je beqar apo tokë e zënë?”, e ka pyetur moderatorja, ndërsa Zerka iu përgjigj duke i thënë se është dhe beqar dhe tokë e zënë.
Si gjithmonë Zerka dhe këtë rradhë është munduar ta mbaj larg mediave jetën e tij private.