Falë lirshmërisë dhe hijeshisë së saj në ekran, Dojna Mema ka arritur të kthehet në një prej figurave më të dashura për publikun ( sidomos atij të ri).
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndërvepron shpesh me fansat, ndërsa së fundmi është akuzuar për modifikim të fotove të fundit, ku shihet duke ngrënë akullore.
Megjithatë, një ndjekës i saj e ka akuzuar se ka përdorur shumë photoshop, gjë kjo e cila sipas Dojnës nuk është e vërtetë.
Me thënë të drejtën akulloren e kam zbardh një çik kurse për fytyrën, e kanë shkrirë gjithë pasionin atë natë mami dhe babi, s’lanë vend për photoshop. Sa për të qenë të drejtë domethënë!