ta janë çifti më i përfolur i momentit dhe bëhet fjalë për Dojna Mema dhe Vlashent Sata. Dyshja është në një lidhje dashurie prej kohësh tashmë dhe sytë e të gjithëve janë drejt tyre. Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm.
Jo vetëm kaq, por bukuroshja nuk ngurron të tregojë edhe pjesë nga përditshmëria e saj apo gjëra që e ‘shqetësojnë’ duke u treguar kështu shumë e sinqertë siç tanimë jemi mësuar me të. Bëhet fjalë për dy Instastory të shpërndara nga prezantuesja ku na tregon se nuk i pëlqen aspak përditësimi më i fundit i Instagram që të shfaq në ‘feed’ edhe postime të njerëzve që nuk i ndjekim si sugjerim. Teksa ka gjetur zgjidhjen, Dojna nuk ka ngurruar të ‘hedhë edhe një thumb’ të vogël.
Ka ndonjë opsion që heq këto postimet që të dalin në home suggest të njerëzve që nuk i ndjek. Vetëm mua më duket acaruese të shoh posts njerëzish që ka një arsye ose më shumë pse nuk i ndjek. Sipas asaj që keni shkruar shumica dhe me mua funksionoi. Në anë të postit që doni të hiqni keni tre pika. Klikoni aty tek tre pikat dhe zgjidhni opsionin ‘Snooze all’. Tani shpëtoni vetëm për 30 ditë, por siç i thonë: Fillim i mbarë gjysma e punës.