Prej muajsh tashmë flitet lidhja e moderatores Dojna Mema me Muzikantin Vlashent Sata por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga ana e të dyve. Edhe pse “copëzat” e postuara në rrjetet sociale na kanë drejtuar tek bindja se dyshja janë në një lidhje, mesa duket ata vetë po presin rastin e përshtatshëm për ta konfirmuar zyrtarisht.
Megjithatë ditën e sotme Dojna ka postuar në story në instagram detajin që konfirmon këtë lidhje të diskutuar prej kohësh.
Në foton e parë ka shkruar: “Kur ndërron shtëpi një muzikant”
Ndërsa tek e dyta: “Më shumë ka partitura kjo shtëpi sesa enë kuzhine”
Prej disa muajsh Vlashent Sata ka lënë Parisin për të qëndruar në Tiranë e mesa duket dyshja ka vendosur të jetojnë së bashku. /News31