Dojna Mema është një nga moderatoret dhe gazetaret e reja të ekranit shqiptar.
Dhe siç është bërë modë, tashmë shumë personazhe publikë zgjedhin profilin e tyre të “Instagram-it” për të ndarë me fansat çdo kuriozitet apo pyetje që ato mund të kenë nga jeta private.
I tillë ka qenë edhe rasti i Dojnës. Mes shumë pyetjesh të tjera, njëra prej tyre ka qenë mjaft interesante.
Dojna është pyetur se a është xheloze. Moderatorja i ka dhënë një kuptim të ri kësaj fjale me përgjigjen e saj:
“Po pse thua xheloze? Më mirë tingëllon “KURIOZE”. Më pëlqen të gërrmoj tek e kaluar, të di gjtihçka mbi ishat(që kur të jem në inat e sipër t’ja përmend), do doja të shihja kë ndjek në Instagram(thjesht për ta ditur), a hedh sytë majtas-djathtas kur blen buke etj etj...Gjëra si këto, kaq të pafajshme”-ishte përgjigja e Dojnës, e cila duket se ka simptomat normale të xhelozisë së një vajze kundrejt një lidhje dashurore.