INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Doktori britanik gjen mënyrën për të “folur” me njerëzit në koma. Ç’farë ndodh në "kufirin midis jetës dhe vdekjes"? [VIDEO]

Publikuar më: 14:57 30-08-2017

Një neuroshkencëtar britanik po bën përparime mjekësore të frikshme duke komunikuar me njerëz që janë në një gjendje vegjetative. Dr Adrian Owen, i konsideruar si njeriu që hulumton "kufirin midis jetës dhe vdekjes" ka studiuar mendjet e pacientëve që ndodhen në koma për më shumë se 20 vjet dhe thotë se blicet e vetëdijes që tregojnë disa pacientë janë befasuese. Ai përdor skaner spitalor së bashku me një sërë teknikash të reja për të vëzhguar aktivitetin në tru që mund të sugjerojnë shenja të vetëdijes. Një nga sekretet? Të bësh pacientin të imagjinoj se po luan një lojë tenisi. Ushtrimi ka rezultuar i suksesshëm për një në pesë pacientë, të studiuar nga eksperti pasi truri i tyre  ndizet me veprimtari, në një skaner MRI. Pacientët u nënshtrohen seancave të testimit, të cilat zgjasin pesë ditë. Ai i sfidon ata të imagjinojnë se po luajnë tenis për 30 sekonda, 10 herë radhazi, për të qenë "100% i sigurt se personi po përgjigjet". Pacienti i parë me të cilin komunikoi në këtë mënyrë ishte i njohur me emrin Scott. Sipas tij pacienti ishte në gjendje që ti thoshte se e dinte se kush ishte, ku ishte dhe e dinte se sa kohë kishte kaluar që nga aksidenti i tij. Realiteti i tmerrshëm i bllokimit brenda trupit tënd, në botën tënde, u nënvizua nga një letër që ai mori nga një paciente disa vite pasi rifitoi vetëdijen. Gruaja, në  të 20-at e saj, shkroi: "Ju lutem përdorni rastin tim për t'i treguar njerëzve se sa të rëndësishme janë skanimet. Unë nuk mund të përgjigjesha dhe isha e pashpresë, por skanimi u tregoi njerëzve se isha atje. ' Dr Owen thotë se do të duhet një kohë e gjatë para se teknikat e tij të miratohen si praktikë standarde klinike.

Article Logic
Execution time: 0.0033979415893555