Aktori turk Taner Olmez pritet që së shpejti të bëhet baba për herë të parë.
Ai dhe bashkëshortja e tij Ece Çeşmioğlu thuhet se së shpejti do të bëhet prindër pasi aktorja është në pritje të ëmbël.
Vet çifti nuk e kanë konfirmuar ende lajmin dhe kanë heshtur përballë lajmeve të shpëndara me shpejtësi në mediat turke.
Kujtojmë që çifti i dha fund beqarisë në muajin qershor. Ata i thanë po njëri-tjetrit në një ceremoni të thjeshtë me pak të ftuar të mbajtur në Kemerburgaz.
Taner u bë i njohur në shumë vende të botër me rolin e tij si ‘’Ali Vefa’’ në serialin ‘’Doktori i mrekullive’’, i cili u transmetua edhe në Shqipëri dhe Kosovë dhe pati shikueshmëri tejet të lartë.