Taner Ölmez i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë lidhjen e tij me aktoren e njohur Ece Çeşmioğlu.
Me një ceremony të veçantë por me numër të kufizuar të të ftuarve përshkak të pandemisë, çifti kanë vendosur që para dasmës t’u përgjigjen pyetjeve të mediave të shumta të pranishme.
Taner u bë i famshëm dhe shumë i dashur për publikun shqiptar me rolin e tij të ‘’Ali Vefa’’ në serialin televiziv “Doktor i mrekullive”.
Dashurinë e çiftit e ka kurorëzuar kryetari i Komunës Metropolitane të Stambollit, Ekrem Imamoglu.