INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dokument i rrallë i njohjes së pavarësisë së Shqipërisë nga Bullgaria! [FOTO]

Dokument i rrallë i njohjes së pavarësisë së Shqipërisë nga Bullgaria! [FOTO]

Publikuar më: 09:19 28-11-2018

Arkivat rajonale duket se janë plot me dëshmi e dokumente për Shqipërinë dhe shqiptarët. Një nga më të pasurit është dhe Arkivi Shtetëror Bullgar, në raftet e te cilit duket se zënë vend me qindra dokumente të rëndësisë së veçantë për historinë gjithëkombëtare, që nga librat e botuar në gjuhën shqipe në vitet e 1890-ta, e deri te akte, vendime e marrëveshje që dëshmojnë për relacionet në mes dy vendeve.

Arkivat si një pikë referuese permanente e Historisë bëhen akoma më të rëndësishëm kur në to përfshihen ngjarje të rëndësisë së veçantë. Si për çdo vend tjetër, themelimi i shtetit paraqet në mos vet Historinë, pikën mē kulminante të saj, shkruan gazeta “Shqip”.
E derisa deklarata për themelimin e shtetit shqiptar të shpallur më 28 Nentor 1912, sigurisht se gjindet në Arkiven Qendrore të Shqipërisë, diplomati i Kosovës në Sofje Bujar Desku duke ju referuar Agjensisë Shtetërore të Arkivave në Sofje ka publikuar Aktin Formal të njohjes së Pavaresisë se Shqiperisë nga ana e Bullgarisë, nën mbishkrimin Shpallja e Pavaresisë dhe konsolidimi i shtetesisë, duke e bërë dhe një paralele dhe me mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës në legjitimitetin e Pavaresisë së Kosovës. Duke dëshifruar dokumentin origjinal, shihet se Vendimi i përket datës 24 .02, të vitit të largët 1922, pra 10 vjet pasi Shqipëris shpalli Pavaresinë.
Ndër të tjera, në këtë akt formal-juridik thuhet se Qeveria bullgare merr këtë hap de-jure, duke ju referuar vendimit të Konferencës se Ambasadoreve të mbajtur në Nëntor 1921 në Paris e të nënshkruar nga përfaqesuesit e Britanisë se Madhe, Frances,Italisë dhe Japonisë të cilët njohin Shqipërinë si shtet Sovran dhe të Pavarur. Dokumenti mban vulën e Ministrisë se Jashtme dhe të Kulteve dhe është i firmosur nga Kryeministri i atëhershëm i Bullgarisë Aleksandar Stamboliski.

fotooo.png

fotooo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037457942962646