“Behind The Music” është një dokumentar i cili çdo javë vë në fokus jetën dhe karrierën e një artisti me famë ndërkombëtare.
Ketë herë zbulon gjithçka për Amy Winehouse, një nga zërat më jashtëzakonshëm të skenave botërore dhe nga paktët artistë që u bë e njohur përmes rebelimit, moskokëçarjes dhe vokalit të saj të rrallë.
Gjatë karrierës së saj ajo është përballur me probleme si: lëndët narkotike, alkooli, rënien e vazhdueshme në peshë, probleme psikologjike dhe paparazi-t. Kush ka qenë personi që e zhyti këngëtaren në botën e errët të lëndëve narkotike? Cili ka qenë personi që e zbuloi Winehouse? Cfarë ndodhi pas vdekjes së saj? Përgjigjen e këtyre e gjeni tek “Behind The Music”.