INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dokumenti i SHISH: Ja ambasadat shqiptare që janë vendosur “spiunë”

Dokumenti i SHISH: Ja ambasadat shqiptare që janë vendosur “spiunë”

Publikuar më: 08:26 23-08-2016

Në 6 vende Shqipëria ka vendosur “spiunë” në ambasadat e saj. Kjo është bërë publike nga një pakujdesi e Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili në këtë mënyrë ka zbuluar vendet ku vendi ynë ka “spiunë”. Në këtë tabelë të publikuar në media, janë detajuar vendet dhe numri i personave që shërben në disa përfaqësi diplomatike. Normalisht, lista të tilla duhet të mbahen sekret, pasi “armiku” mund tu çjerrë maskën. Gjithsesi, këto të dhëna ndodhen të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik.
Sipas dokumenteve, SHISH ka hapur një tender për “për blerje sigurimi shëndetësor”. Fondi limit është 2 milion lekë të reja dhe kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 12 muaj. Subjektet e interesuara kanë kohë deri më 31 gusht të paraqesin ofertë.
Në dokumentet që shoqërojnë këtë prokurim ndodhet edhe numri i personelit të Shërbimit Informativ të Shtetit në përfaqësitë diplomatike. Në Kosovë është një koordinator, ndërsa ai shoqërohet nga 3 pjesëtarë të familjes. Në Belgjikë janë dy koordinator, ku njëri ka dy pjesëtarë në familje dhe tjetri një. Një tjetër punonjës i SHISH është në Serbi, i cili ka në përbërje familjare një person. SHISH ka nga një punonjës edhe në Itali e Greqi. Këta nuk kanë familjare me vete. Ndërkohë, në Maqedoni, është një tjetër punonjës, i cili ka katër pjesëtarë në familje.
Gjithsej, Shërbimi ka 7 koordinatorë, të cilët, në total, kanë 11 pjesëtarë familje. SHISH ka kërkuar që 18 personat në fjalë tu sigurohet shëndeti.
Në total në 6 vende ndodhen 18 persona, të cilat janë të vendosur në përfaqësotë tona diplomatike. Ndërkohë në tabelë janë të saktësuara dhe grupmoshat e të gjithë personave që janë pjesë e grupeve “spiune” në këto vende.
Ndërkohë në dokumentet e tenderit janë edhe kushtet e përgjithshme çfarë përfitojnë nga shërbimi shëndetësor këta punonjës. Kështu, maksimumi vjetor është 100 mijë euro, ku sigurohet dhomë dyshe, shpenzime mjekësore, kirurgjikale, anestezistët, kujdes intensiv, ilaçet e këshilluara nga mjeku si dhe shpenzimet për materialet dhe qiraja e dhomës së operimit.

Article Logic
Execution time: 0.0036249160766602