INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dolën çift, por Saimiri dhe Meri janë ndarë?! Ky DETAJ flet shumë për lidhjen e tyre!

Dolën çift, por Saimiri dhe Meri janë ndarë?! Ky DETAJ flet shumë për lidhjen e tyre!

Publikuar më: 12:37 13-06-2021

Meri ishte vajza që fitoi zemrën e Saimirit dhe “princi modern” e zgjodhi si partneren e tij të ardhshme. Ata janë çifti i parë që u krijua nga spektakli “Love Story”, ndërkohë që të gjithë ishin kuriozë të dinin se si do të vijojë më tej marrëdhënia mes tyre.

Mirëpo, përveç intervistave ku folën për njëri-tjetrin e treguan se po njihen në distancë, Saimiri në Gjermani e Meri në Shqipëri, ata s’kanë treguar asnjë shenjë tjetër që janë bashkë.

Madje, Saimiri ka udhëtuar pak kohë më pare drejt Shqipërisë dhe këtë e tregoi në story për të gjithë ndjekësit e tij, por s’pamë në asnjë moment Merin. Fansat besojnë se ata s’janë takuar fare, megjithëse po na paraqiten ende si çift. Postimet e tyre në rrjete sociale kanë qenë gjatë gjithë kohës në vende të ndryshme dhe kjo i ka shtyrë të gjithë të besojnë që janë ndarë.

Megjithate të dy kanë fshirë nga profilet e tyre në Instagram fotot që kishin me njëri-tjetrin dhe kjo eshte nje tjeter dëshmi se gjithçka mes dyshes ka marrë fund, nëse ka patur ndonjëherë diçka mes tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223